Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it

Bigoo.ws All for your blog
..::www.avnicufo.ch::.. | Mirsevini Staffi ju deshiron argetim

..::www.avnicufo.ch::..

Mirsevini Staffi ju deshiron argetim

    .

www.avnicufo.ch
DiNo
Ju Jeni Vizitor

Cursors

Counter
Menu
http://www.shkupi-top.com//
FORUM
MySpace

Aksident ne qender te Tetoves  

Ne qender te Tetoves ndodh nje aksident ne pike te dites. Nuk kemi te dhena oficiale per shkakun e aksidentit por supozohet te ishte shpejtesia e madhe dhe alkoholi. Nje kale fuqi por nje kale fuqi i dehur :).
www.Avnicufo.Ch
www.Avnicufo.Ch
ZUDO is back !!!

Kur'ani dhe shkenca..!!!

  • Yjet, Dielli dhe Hëna!
  • 05.06.2006

    Përkundër errësirës së ftohtë të hapësirës, Toka ka një atmosferë që rregullon dritën e Diellit dhe një temperaturë mesatare që mbështetë jetën. Me fjalë të tjera, atmosfera, kulmi mbrojtës i planetit tonë, ka karakteristika shpërndarëse të dritës dhe nxehtësisë që lejojnë që rrezet e diellit të arrijnë, ngrohin dhe ndriçojnë botën tonë. Si çdo gjë tjetër që ekziston, në Ditën e Gjykimit qiejtë do të çahen dhe do të humbasin... Për më tepër...

  • Njerëzit në ditën e Gjykimit!
  • 05.06.2006

    Çdo gjë që ndodhë mu para se t’i fryhet Surit nuk dallon nga një ditë më parë. Toka rrotullohet me të njëjtën shpejtësi, Dielli ndriçon planetin tonë, jeta vazhdon dhe shumica e njerëzve vazhdojnë të jetojnë sipas rutinave të zakonshme pa u hamendur se pse dhe prej kujt u krijuan dhe çfarë do të jetë fundi i tyre. Njerëzit do të mendojnë për ushqimin me të cilin do të shërbehen atë natë, do të përqendrohen në takimin e ardhshëm... Për më tepër...

  • Malet do të shpërbëhen si tufa leshi të ngjyrosur
  • 22.05.2006

    Atë Ditë, zotërimi i Nënshtruesit do të ketë gjithçka nën kontrollin e Tij, të gjallë apo të vdekur. Një frikë e madhe do të dominojë në çdo vend. Njerëzit të cilët bëjnë panik për dridhjen më të vogël dhe të cilët, duke pasur frikë për jetërat e tyre, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre me orë të tëra më pas, do të jenë në një situatë të padurueshme kur t’i shohin malet të lëkunden prej vendeve të tyre, tokën që nxjerrë jashtë gjithçka... Për më tepër...

    Martesa dhe jeta
    Martesa dhe jeta
    Ja disa nga rreziqet e shumta si pasojë e mosmartesës;
    rreziku trupor dhe shëndetësor. Mosmartesa shpie gjer tek prostitucioni dhe sëmundjet ngjitëse vdekjeprurëse si: sida, sifilizi, gonorea, papiloma e njeriut, sëmundja e adoleshencës së hershme etj.
    rreziku moralo-shpirtëror. Si rrjedhojë e mosmartesës paraqiten devijime të rënda morale dhe shpirtërore. Kështu kemi prostitucionin, pastaj homoseksualizmin, pedofilizmin e shumë të tjera të këtij rangu,...

    A ESHTE PUTHJE PER DASHURI APO PUTHJE BIZNESI?

    Lidhja e dashurise mes Genta Ismajlit dhe Milotit ka marr nje forme tjeter. Genta ka deklaruar koheve te fundit per disa media ne Shqiperi se Miloti, pervec qe eshte i dashuri i saj.njeherit eshte edhe menagjeri i ri i saj.
    Prej fillimit te karrieres se saj, kur Genta behet me fame dhe e adhuruara nga fancat e muzikes zbavitese, kur ajo deperton sukseshem ne jeten e show biznesit, me ndihmen e Sunai Saraqit dhe Vera Oruqit, Genta Ismajli ka ndryshuar shumecka ne jeten profesionale, ka ndryshyar stilin, kenget, performancen, veshjen, kompozitoret, etj.

    NORA - "nuk jam mendjemadhe aspak"

    Me gjithë qëndrimin e saj, paksa në distancë, ajo e mohon faktin se është mendjemadhe. “Nuk jam mendjemadhe aspak, përkundrazi,njerëzit e caktuar janë ata që mbajnë qëndrim dhe bëhen të këqij.
    Mund të them se jam tepër e lirë dhe e shoqërueshme. Gjithsesi, ata që më njohin e dinë, ndërsa të tjerët e kanë këndvështrimin e tyre.

    Mirëpo, kjo assesi nuk qëndron”,theksoi ajo.
    Megjithëse arrin që çdo herë të ketë paraqitje të denjë, Nora asnjëherë nuk e kushtëzon ndonjë rrobe me markë të caktuar. “Sa i përket markës së gardërobës, nuk e kam ndonjë preferencë të veçantë. Nuk përqendrohem gjithsesi të jetë e shtrenjtë, megjithëse kuptohet që janë të një cilësie më të lartë. Ka rrobe që më pëlqejnë dhe mund të mos jenë të një marke të shtrenjtë,unë i marr, pse jo”, tha ajo, duke shtuar se për gardërobë kujdeset kryesisht gjatë udhëtimeve të saj jashtë shtetit. “Kryesisht furnizohem jashtë vendit, por edhe këtu.
    Ka mjaft zgjedhje dhe gjëra që rrinë bukur”, shtoi ajo. Ndërkaq, sa për dukjene saj, më në fund ajo ka vendosur
    ta bëjë një nuancë të re në flokët e saj ende natyrale. “Unë
    ende e mbaj ngjyrën time natyrale,pra asnjëherë nuk i kam ngjyrosur.Kam menduar tash së fundi të bëj ndonjë ndryshim. Natyrisht, nuk do të shkoj në ekstrem nga e zeza në të bardhën, mirëpo gjithsesi ndonjë nuancë më të lehtë, që nuk do të ishte kontrast nga kjo që jam”, përfundoi ajo.
    gazeta ILIRIAPOST

    THE BLOODY ALBOZ -organizojne koncert ne NEW YORK

    Siq jemi informu java tjeter do jete nje jave e madhe per HIP-HOP-in shqiptar,.......
    Per her te pare ne New York,shqipet e te gjitha torjeve mund te ndjekin live performancen e RAP grupit me te madhe ne shqipe,jone THE BLOODY ALBOZ te udhehequr nga UNIKKATIL,qe organizojn koncertin e pare ne NY.
    Koncerti do jete me date 22.12 ne WEBSTER HALL ne New York duke fillu nga ora 22:00,edhe nje sen per femrat qe jone adhurues te ktyre shqipeve,hyrja eshte GRATIS,........
    Ne kete koncert do performojne LIVE:
    REBEL a.k.a UNIKKATIL
    PRESIONI;JETON;KLEPTO;Z.E.F;ZINGJIRT;GEM BELUSHI;TRIBUN;SACRIFICE;OG43
    Edhe nje sen,per shqipet e europes dhe gjithe atyreve qe nuk munde te jene prezente,koncerti do inqizohet dhe mund ta kene ate ne DVD,.......suksese per kta SHQIPE

    Pamela Anderson

    Nëntë mijë dollarë në ditë për grimin e fytyrës. Kjo është shuma që Pamela Anderson, shpenzon për të qenë gjithnjë e paarritshme. Përveçse produkteve kozmetike tepër të shtrenjta, ish Baywatch drejtohet tek një ekspert grimi për të qenë gjithnjë e më shumë rrezatuese. E vërteta është se biondja seksi nuk është e aftë të vendosë rimelin dhe buzëkuqin vet. Ky deklarim që bën për admiruesit e saj shfaqet në adresën e internetit të zonjës Rock. “ Nuk jam trukuar asnjëherë vet, as kur isha në Kanada, as kur jam transferuar në Los Angeles për të interpretuar lepurushen e Playboy.Kam kuptuar një gjë të rëndësishme, vazhdon shkrimin në internet Anderson, nuk nevojitet të jesh skllave e grimit. Pesëmbëdhjetë minuta janë mëse të mjaftueshme”. Nëse do ta shohim në momentin që del nga grimieri, do të mendonim të vetmen gjë që, 15 minuta nuk janë të mjaftueshme për një pamje të tillë.

    Jennifer Lopez


    Jennifer Lopez ka akuzuar burrin e saj të parë kamarierin, Ojani Noa, sepse ky ka publikuar disa detaje intime për lidhjen e tyre në një libër.
    Sipas pretendimeve të Lopez, sekretet e zbuluara papritmas nga ish-burri i saj, do të shkojnë në një gjobë prej 5 milionë USD. Noa dhe Lopez u martuan në vitin 1997 dhe u divorcuan një vit më pas.


    Postuar Nga DiNo



    Kush e Menaxhon Rovenen


    Rovena Stefa është shumë e kujdesshme, kur bëhet fjalë për imazhin e saj. Sigurisht, jo duke shpenzuar të holla, por duke shpenzuar imagjinatën dhe energjitë e së motrës, Elisës, e cila nuk kuptohet se pse ka vendosur të punojë përgjithmonë nën hijen e Rovenës. Eshtë Elisa, që organizon turnetë e Rovena Stefës, është ajo që kujdeset për financat dhe administrimin e të ardhurave.
    Madje është ajo që përgjigjet në intervistat, që Rovena jep për revista apo gazeta të ndryshme, përmes e-mailit…



    Altuna Sejdiu Tuna


    Emri: Altuna Sejdiu
    Mosha: 20 vjeç
    5 vjet në skenë
    2 albume në treg
    15 çmime të fituara

    Gjithmonë ndryshe në skenë. Joshëse edhe pse servir performancën e një vajze të fortë. Altuna Sejdiu, 20 vjeçarja nga Shkupi, që njihet në Shqipëri njësoj si në Maqedoni e Kosovë me emrin Tuna, ka krijuar imazhin skenik të vajzës çapkëne.

    Por kujdes!
    Ju zhgënjen…
    Në të vërtetë ajo fsheh tipin e femrës së ndjeshme edhe pse shpeshherë kokëfortë.

    Postuar Nga DiNo



    Zafina


    Kohëve të fundit kemi lexuar shpesh për të. Videoklipet e Zanfina Ismailit transmetohen vazhdimisht në shumë kanale televiziv. Krahas pamjes së pëlqyeshme të këngëtares së re, look-ut dhe koreografive në videoklipe, është për të ardhur keq pë kërcimin e vetë asaj. Rrallë- herë mund të ndodhë, që një lëvizje e saj të përputhet me muzikën e akoma më rrallë ndodh që lëvizjet e trupit të stërgjatë të jenë estetike për syrin. Jemi dakort që hiret e saj femërore ekspozohen më së miri, por kërcimi lë vërtet për të dëshiruar. Zanfina, meqënëse ke vendosur të sfidosh Adelinën, pse nuk fillon duke u regjistruar në një kurs kërcimi?

    Postuar nga DiNo



    Big Mama




    E ftuara e radhës në “Top Show”, jo vetëm që flet për gjinekologjinë, disa histori që na nxorrën gjumin, por edhe kur shkon te mikrofoni stonon. Mirë kjo po la la la e li li li e harron tekstin e këngës së saj që e bëri të njohur në Shqipëri. Megjithatë të qeshurat e saj pa pushim dhe ndihma e Dudushit e shpëtuan deri diku.
    Rroftë Dudushi!


    Postuar Nga DiNo



    Alban Skenderaj


    Alban Skënderaj, me gjithë respektin për këngët, zërin dhe dhuntinë për të qenë i zgjedhuri i publikut, mund të të themi miqësisht se ndoshta të duhet të fitosh pavarësinë si këngëtar. Në Festivalin “Top Fest”, u munduam të kuptonim “dekoratën” e kuqe në anën e majtë të xhaketës. Nëse jeni vërtët imazhi i asaj logoje atëherë s'është e nevojshme, që në një garë muzikore, të mbash patjetër një të tillë.


    Postuar Nga DiNo



    Elita 5

    Nuk besojmë se ka shqiptar që të mos njohë dhe të mos dijë përmendësh të paktën një refren nga këngët e grupit “Elita 5”. Ndërsa meshkujt pëlqejnë ritmin dhe tingujt plot pasion që sjell ky grup, femrave nuk u ka shpëtuar pamja tërheqëse sidomos e vokalistit Arif Zyberi.Me një look të thjeshtë e shumë të gjetur, ai ka ditur të jetë gjithmonë një nga këngëtarët më të pëlqyer të diasporës. Megjithëse Arifi i ka mbushur 40 vjeç dhe është baba i tre vajzave, ai vazhdon të prezantohet si një figurë plot energji, të cilën edhe 20 -vjeçarët do ta kishin zili. Pas gjithë kësaj forme të admirueshme fizike, duket se nuk është vetëm jeta e dedikuar këngës por edhe aktiviteti sportiv. Këngëtarin nga Tetova në jetën e përditëshme ashtu si në skenë shpesh e gjen të veshur sportiv, madje ky pasion për tu marrë me sport është për të sekreti i rinisë dhe i formës perfekte.

    Postuar Nga DiNo


    Rozana

    Nuk ka kaluar shumë kohë, që nga fillimet e karrierës si këngëtare kur Rozana Radi shfaqej shpeshherë si koriste apo në duet me xhaxhain e saj Francesk Radin. Duke u mbështetur në famën dhe suksesin e Françeskut, Rozana mundi të kapërcejë etapat e lodhshme për një vajzë që tenton në rrugën e këngës. Por tani gjërat shkojnë ndryshe dhe pas disa këngëve të suksesshme të rrymave komerciale, Rozana Radi është bërë një nga këngëtaret e kërkuara nga të rinjtë që mbushin pub-et dhe diskotekat. Si një mbesë shëmbullore, Rozana nuk ka harruar nderin e dikurshëm dhe nëpër lokalet ku këndon si e ftuar, megjithëse mosha mesatare e të pranishmëve është e re, ajo merr me vete edhe xhaxhain e saj, Françeskun. Megjithë ndryshimet që vitet kanë sjellë tek Rozana dhe Françesku, diçka ka mbetur nga koha e shkuar ku rolet ishin ndryshe. E kemi fjalën për duetin me titull “Biçikleta”, i cili nuk mungon kurrë, sa herë që xhaxha e mbesë bëhen bashkë në skenë.

    Postuar Nga DiNo


     powered by DiNo 
    Time 0f The Comet Albanian Movie (Trailer)
    Lajme

    Po të pelqen www.avnicufo.ch
    po shum
    po
    jo
    pak
    no koment
    Copyright © 2006 www.avnicufo.ch All rights reserved